Rita Ora publikon këngën e re ‘Only Want You’ në bashkëpunim me reperin e njohur
Këngëtarja e njohur, Rita Ora ka publikuar projektin më të ri.
Kënga ‘Only Want You’ ka ardhur në bashkëpunim me reperin e njohur, 6lack dhe është publikuar në platformën ‘Spotify’ ndërsa shumë shpejt pritet të publikohet edhe në kanalin ‘YouTube, shkruan Indeksonline.

Kujtojmë që kënga ‘Only Want You’ është pjesë e albumit ‘Phoenix’ i cili u lansua në shtator të vitit të kaluar.

Ndryshe, Rita ka filluar turneun botëror i cili ka nisur në Australi./Indeksonline/