19:07 / E Hënë, 17 Qershor 2019 / indeksADMonline

Rita Ora publikon videon pas vizitës në Kosovë: Fton botën ta shoh vendin e saj!

Në muajin prill, këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora vizitoi vendlindjen e saj.

Ajo vizitoi disa qendra fëmijësh dhe të rinjsh, si dhe një nga lagjet më të varfra në qytetin e Ferizajt.

Ndërsa, Soccer Aid për UNICEF-in në Kosovë ka realizuar një dokumentar ku pjesë e tij është edhe Rita, e cila është ambasadore, pwrcjellw Indeksonline.

 Të njëjtën video e ka publikuar edhe vet këngëtarja në llogarinë e saj Facebook, ndërsa ka shkruar:

“Jam shumë krenare që jam një Ambasadore e UNICEF dhe jam pafundësisht mirënjohëse që kam mundësinë të përdor platformën time për të hedhur më shumë dritë mbi çështjen e mirëqenies së fëmijës dhe sigurinë në mbarë botën. Paratë e fituara nga projekti me futbollin do të ndihmojnë në ndryshimin e fëmijëve në mbarë botën. Shihni më shumë udhëtimin tim në vendin tim në Kosovë me UNICEF UK këtu dhe vazhdoni të dhuroni në socceraid.org.uk