75 Mall Live Search
14:51 / E Enjte, 17 Tetor 2024 / L K

Rita Ora reagon për vdekjen e Liamit: Jam e shkatërruar, m’u thye zemra!

Rita Ora ka reaguar për vdekjen e papritur të Liam Payne. Këngëtarja shqiptare ka thënë se kënga e tyre e përbashkët tani do të ketë kuptim të ri.

“Jam e shkatërruar. Ai ishte shpirtmirë dhe nuk do ta harroj kurrë. Më pëlqeu shumë të punoja me të, ai ishte thjesht një gëzim i madh t’isha pranë skenës dhe jashtë saj. Ky lajm tragjik më thyen zemrën. Duke dërguar gjithë dashurinë dhe lutjet e mia për familjen dhe të dashurit e tij. Kënga jonë për ty merr një kuptim krejtësisht të ri për mua tani”, shkruan Rita në Facebook./Indeksonline/