13:04 / E Martë, 13 Gusht 2019 / indeksADMonline

Rita Ora rekord të ri në Spotify

Rita Ora ka shënuar një tjetër sukses muzikor.

Ajo ka arritur në shifrën e 500 milionë klikimeve në kanalin Spotify me këngën ‘Lonley Together’ në bashkëpunimi me Aviciin që u publikua vite më parë, shkruan Indeksonline.

Ky rekord është një herësh edhe rekord personal i këngëtares shqiptar, duke u bërë kënga e parë e saj që ka arritur këtë.

Lajmin e ka bërë të ditur edhe vet Rita përmes një postimi në ‘InstaStory’.

Ndryshe, Rita aktualisht pas turit në Evropë ka njoftuar se do të vazhdoj drejt Azisë për koncertet e radhës./Indeksonline/