15:00 / E Hënë, 04 Korrik 2022 / AR

Rita Ora rikthehet në shtëpi (foto)

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora, është rikthyer në Britani të Madhe.

Ajo bashkë me të dashurin Taika Waititi janë parë duke u transferuar në rezidencën e tyre në Londër, duke lenë pas jetesën në Amerikë, transmeton Indeksonline.

Burime për “The Sun” thanë se janë parë duke blerë gjëra për shtëpinë e re.

“Ata po blinin gjëra dhe po ngarkonin disa të tjera, është e qartë se ky do të jetë vendi ku ata e quajnë shtëpi, të paktën për një kohë”, tha burimi.

Gjithashtu është përfolur që së shpejti Rita dhe i dashuri i saj Taika do martohen me një ceremoni martese private./Indeksonline/