75 Mall Live Search
20:13 / E Mërkurë, 20 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Rita Ora s’do të jetë prezente në Brit Awards

Ka nisur edicioni më i ri i eventit prestigjioz të muzikës në Londër.

Ndonëse Rita Ora është e nominuar në dy kategori, përfshirë edhe atë për Videon më të mirë, në të cilën është edhe Dua Lipa, ajo s’do të jetë sonte prezente, përcjellë Indeksonline.

Këtë e ka bërë të ditur vet artistja kosovare, e cila përmes disa mbishkrimeve në instastory ka treguar se për shkak të turit të saj, do të mungojë në ndarjen e çmimeve.

Gjithsesi Rita i ka uruar të gjithëve që ta shijojnë këtë mbrëmje, këtë e ka bërë përmes një fotografie të realizuar pikërisht një vit më parë në Brit Aëards 2018./Indeksonline/