15:08 / E Mërkurë, 19 Qershor 2019 / indeksADMonline

Rita Ora sëmuret, anulon koncertin e planifikuar

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka pasur një fatkeqësi që e ka ndarë me fansat e saj, duke i lajmëruar se e ka të pa mundur të performojë në koncertin që e kishte paralajmëruar në Islandë, shkruan Indeksonline.

“Më vjen keq për gjithë fansat e mi që nuk do të jem në gjendje të performoj në Solsticin në Islandë siç ishte planifikuar. Unë jam duke luftuar me një infeksion në gjoks dhe jam këshilluar nga mjekët e mi që të pushoj, sa të shërohem. Isha aq e ngazëllyer për të kaluar kohë në Islandë dhe të bëhem pjesë e këtij festivali. Unë kurrë nuk bëj asnjë anulim për shkaqe të lehta dhe ju jam mirënjohëse gjithmonë për përkrahjen tuaj. Më vjen keq që nuk jam këtu! Ju dua dhe ju falënderoj për mbështetjenn tuaj. Pres të jem pjesë e festimit në Solstici 2020 me ju!” : Ka shkruar me keqardhje Rita Ora. /Indeksonline/