11:42 / E Enjte, 01 Qershor 2023 / AR

Rita Ora shfaq muskujt sapo del nga palestra

Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora është fotografuar së fundmi në Syndey pas stërvitjes së saj në palestër.

Ajo çfarë bie më shumë në sy është trupi i saj i tonifikuar, e veshur me rroba sportive. Këngëtarja shihet e buzëqeshur dhe ecën me siguri të plotë nëpër rrugë. Ndryshe nga të tjerët që pas një stërvitje janë disi të çrregullt, Rita shihet me flokë të kuruar dhe një tualet që i përshtatet tepër.

32-vjeçarja është komentuar shumë kohët e fundit pas pjesëmarrjes së saj në Eurovizion 2023, ku realizoi një performacë që u pëlqye nga të gjithë. Mos mjaftonte kjo, këngëtarja është komentuar dhe për pamjen mahnitëse në Met Gala, në fillim të majit.

Së fundmi Rita është martuar me regjisoren Taika Waititi, dhe dyshja kanë qenë ne lëvizje të vazhdueshme nëpër botë, nga pushime në ishuj ekzotikë, deri në Londër dhe Liverpool, SHBA etj.