08:18 / E Enjte, 20 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Rita Ora shijon shetitjen në Los Angeles

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është një yll në skenën muzikore botërore.

Falë hiteve të shumta që ajo ka sjellë ndër vite dhe vazhdon me muzikë të mirë, ajo ka arritur të bëjë për vete miliona fansa gjithandej nëpër botë, shkruan Indeksonline.

Duke gëzuar një famë të tillë, ajo është mjaft atraktive dhe e ndjekur edhe nëpër rrjetet sociale.

Në llogarinë e saj në Instagram, Rita ndiqet nga mbi 16 milionë ndjekës.

Së fundmi ajo ka publikuar disa fotografi ku shihet në Los Angeles, teksa po e shijonte në maksimum një shëtitje në natyrë.

Në të njëjtën kohë, ajo e veshur me një veshje sportive, ka vënë në pah edhe linjat e saj trupore. /Indeksonline/