09:45 / E Hënë, 26 Korrik 2021 / OSH

Rita Ora shijon vikendin në Las Vegas, ndërsa merr vëmendjen me dukjen atraktive në aeroport

Ajo aktualisht po qëndron në Los Angeles, pas një qëndrimi disa mujor në Australi.

Dhe Rita Ora shijoi një udhëtim të mbushur me argëtim këtë fundjavë ndërsa u drejtua për në Las Vegas, shkruan DailyMail.

Ylli me prejardhje shqiptare, shfaqi këmbët e saj të tonifikuara e veshur me një fustan mëndafshi i shtypur në ngjyrat zi dhe ari për udhëtimin, për të festuar ditëlindjen e shoqes së saj Anda Vlasaku.

Rita kompletoi pamjen e saj me një palë taka ari dhe një çantë me zinxhirë.

Për gjerdanë ajo kishte zgjedhur disa shtresa të arta dhe unaza të thella.

Flokët e saj bjonde ishin lënë në një model të lirshëm, gjersa këngëtarja kishte vënë pak makijazh në fytyrën e saj.

30-vjeçarja ndau gjithashtu me fansat një ‘selfie’ nga pjesa e pasme e një makine luksoze dhe një fotografi nga momenti kur po hipte në një avion privat.