75 Mall Live Search
16:27 / E Mërkurë, 30 Gusht 2023 / AR

Rita Ora shkëlqen në Itali, paraqitet e ‘egër’ në skenë

Këngëtarja kosovare me famë botërore Rita Ora, ka shkëlqyer me paraqitjen e saj në ndarjen e çmimeve RTL HITS në Itali, natën e mbrëmshme.

32 vjeçarja u shfaq në skenë me pantallona lëkure teksa këndoi këngën “You & I”, transmeton Indeksonline.

Tepër: Këngëtarja ktheu kokën me një palë pantallona lëkure të nxehta me një rrip me thumba dhe çizme PVC deri tek kofshët teksa këndonte këngën e saj të re, You and I

Përpara se të ndërronte veshjen në skenë, Rita pozoi për foto me një pamje tjetër të ‘egër’, teksa mbërriti në vendngjarje.

Mahnitëse: Ajo buzëqeshi për disa foto në tapetin e kuq

Teksa Rita mbërriti në Verona gati për shfaqjen e saj, ajo ndau disa foto nga prapaskenat me fansat e saj, duke bërë ‘dritë’ me bukurinë e saj./Indeksonline/

Ndërrimi: Përpara se të ndryshonte veshjen e saj në skenë, Rita pozoi për foto me një pamje tjetër të egër teksa mbërriti në vendngjarje