Rita Ora shkëlqen në koncertin e mbajtur në Doncaster
Këngëtarja u detyrua të anulojë një
shfaqje në Islandë pak ditë më pare për shkak të një infeksioni në gjoks, por
tani ajo duket se e ka rimarrë veten, përcjellë Indeksonline.
Rita Ora u siguri të gjithë të pranishmëve në Doncaster një performancë të
bukur.
Këngëtarja 28 vjeçare dukej për mrekulli me një veshje ‘Catsuit’ blu, e
zbukuruar me pupla argjenti që i shkonte shumë.
Krijuesja e hitit ‘Anywhere’ u bashkua me grupin e saj për të bërë një performance
të zjarrtë.
Bukuria dhe shkëlqimi i saj nuk mbeti pa u vënë re as kësaj radhe. /Indeksonline/



