09:08 / E Mërkurë, 12 Qershor 2019 / indeksADMonline

Rita Ora shoqërohet me Princ Harry në mbrëmjen e bamirësisë

Këngëtarja e njohur, Rita Ora është takuar me Princ Harry në një koncert bamirësie që u mbajt mbrëmë në ‘Sentebale’.

Duka i Sussex dhe këngëtarja shqiptare përshëndetën njëri–tjetrin gjatë kremtimit të kulturës afrikane dhe perëndimore, shkruan Indeksoline.

28 vjeçaja dukej e mahnitshme dhe atraktive në fustan të shkurtë teksa plotë buzëqeshje bisedonte me Princin.

Sentebale u krijua për të mbështetur fëmijët dhe të rinjtë që jetojnë me HIV dhe Aids në Lesoto, Botsvanë dhe Malavi.

Kujtojmë që së fundi, Rita u shpall si këngëtarja e katërt më e dëgjuar në botë nga ‘Official Charts’./Indeksonlien/