Rita Ora, shumë “e nxehtë” në hapjen e Botërorit të Rugbit

Rita Ora është definitivisht yll!
Ajo ka qenë përformuese në ceremoninë hapëse të Botërorit të Rugbit, duke ndezur skenën dhe të gjithë fansat në stadium.
Rita, e veshur me një kostum ngjyrë ari dhe flokë kaçurrela, duket e bukur si asnjëherë më parë.
Ylli shqiptar me famë botërore përformoi këngët e saj më të njohura, nën shoqërimin e zërave të mijëra fansave.



Botërori i Rugbit pu mbahet në Zelandën e Re, nga 8 tetor deri më 12 nëntor./Indeksonline/