21:12 / E Premte, 20 Mars 2020 / indeksADMonline

Rita Ora sjell prapaskenat e hitit të fundit “How To Be Lonely”, vjen atraktive

Pas një pauze të gjatë, Rita Ora u rikthy me projekti e ri muzikor “How To Be Lonely”.

Kënga e re e artistes shqiptare u prit mirë nga adhuruesit e saj dhe jo vetëm ndërsa tashmë po qëndron në maje të toplistave botërore, shkruan Indeksonline.

Por, përveç këngës, Rita solli edhe një videoklip energjik dhe plotë adrenalinë teksa shfaqet në formë të mirë dhe tejet joshëse.

Së fundi Rita në Instagram vendosi të sjell edhe prapaskenat e këngës së fundit ku shkruan “Në prapaskenë, shikojeni videon në Yotube tani dhe më dërgoni videot e juaja duke vallëzuar”.

Ndryshe, së fundi Rita ka lansuar logon dhe ka hapur fondacion bashkë me Organizatën Botërore të Shëndetit për të ndihmuar në luftën kundër COVID-19./Indeksonline/