75 Mall Live Search
23:23 / E Mërkurë, 03 Qershor 2020 / indeksADMonline

Rita Ora tregon sa i ‘kushtoi’ izolimi gjatë pandemisë

Rita Ora ka shpenzuar një shumë jo të vogël parash gjatë vetizolimit.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Rita Ora, ka vendosur që gjatë periudhës së pandemisë të izolohet në një shtëpi në fermë, në një fshat në veri-perëndim të Londrës, shkruajnë mediat e huaja.

Ajo kishte planifikuar që të qëndronte atje vetëm disa ditë mirëpo më pas Londra u fut në karantinë dhe izolimi i Ritës aty me shoqërinë e ngushtë u zgjat.

Vendimi i Rita Orës për të qëndruar në Cotswolds përpara se qeveria të impononte bllokimin e mundësisë së largimit nga fshati në shtëpinë e saj në Londër, i ka kushtuar asaj jo më pak se 30 mijë funte (33 mijë euro), siç zbulon mediumi Daily Star Online.