75 Mall Live Search
09:36 / E Mërkurë, 18 Nëntor 2020 / V R

Rita Ora uron vëllain për ditëlindje, me një foto me veshje kombëtare shqiptare

Rita Ora me krenari tregon që është nga Kosova, madje në secilin rast që i vije mundësia.

E këtë e ka treguar me mburrje edhe me një detaj kur ka uruar vëllan e vëtëm, Donin për ditëlindje.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka publikuar disa fotografi nga fëmijëria, ku shihet më babin, nënë dhe vëllain e saj, i cili shihet me veshjet kombëtare shqiptare.

“Urime ditëlindja Don! Është dita jote sot vëlla i vogël, të dua, je shumë argëtues, i mençur dhe i lezetshëm, nuk po mund ta besoj që i bëre 23, ende ndihem sikur je i vogël”, ka shkruar Rita në urim./Indeksonline/