Rita Ora vazhdon me performancat e ‘zjarrta’ në Evropë
Rita Ora po vazhdon turneun e saj botëror ‘Phoenix’.
Ndalesa e radhës për këngëtaren shqiptare me famë ishte Stokholmi, shkruan Indeksonline.

Rita ka publikuar disa imazhe nga mbrëmja e kaluar ku ajo kishte ndezur skenën me performancen fantastike që dhuroj për mijëra adhurues që ishin mbledhur për ta ndjekur nga afër.

“Duke udhëtuar në bus për ndalesën e radhës në Cologne dhe nuk po mund të ndalem se menduari për ditën e djeshme të koncertit në Stokholm, ishit të mrekullueshëm, shihemi nesër Cologne” ka shkruar Rita përkrah imazheve.

Kujtojmë që ditë më parë Rita ka publikuar edhe projektin më të ri muzikor ‘Carry On’ në bashkëpunim me Kygon./Indeksonline/

