18:48 / E Shtunë, 03 Korrik 2021 / OSH

Rita Ora vazhdon të kënaqet me të dashurin Taika Waititi, ndërsa shijojnë bashkë mbrëmjet romantike

Rita Ora dhe i dashuri i saj Taika Waititi u shfaqën plotësisht të lumtur pasi ata shijuan një natë së bashku.

Të enjten, regjisori i filmit “Thor”, 45 vjeç, këmbënguli se fotografitë e disa muajve më parë, nuk ishin “ndonjë punë e madhe”, pavarësisht raporteve që ai u “qortua” nga producentët e Marvel për sjelljen e tij, shkruan DailyMail.

Dhe Rita, 30 vjeçe, u shfaq po aq e palëkundur nga polemikat kur ajo bëri një shfaqje të çuditshme me Taikan, duke u mbështetur tek ai ndërsa pinin nga një pije në Los Angeles të enjten mbrëma.

Rita dukej elegante për natën e tyre të darkës, teksa kishte veshur një xhaketë ngjyrë bezhë me një bluzë të bardhë dhe pantallona.

Ajo gjithashtu kishte veshur një kapele të kuqe dhe të verdhë.

Ndërkohë, Taika gjithashtu tregoi dashurinë e tij për modën, duke veshur një këmishë me vija portokalli dhe të zezë, të cilën ai e kombinoi me një palë pantallona të zeza.