75 Mall Live Search
13:28 / E Mërkurë, 19 Gusht 2020 / indeksADMonline

Rita Ora zgjedhë Greqinë për pushime, kritikohet nga fansat shqiptar

Rita Ora tash e sa ditë ka nisur pushimet në bregdeti grek.

Artistja me prejardhje shqiptare po qëndron në një nga vendet më luksoze në Greqi, ndërsa ka ndarë imazhe të shumta në bikini.

Por, as ky pushim i Ritës nuk kaloj pa kritika, ishin fansat shqiptar ata që bën komente të ndryshme për vendimin e 29 vjeçares për të kaluar pushimet në një shtet fqinjë me Shqipërinë.

Adhuruesit e Ritës theksuan se ajo mund të kishte zgjedhur për të promovuar bregdetin shqiptar në vend të atij grek.

Ndërsa arsye që mendohet se shtyri Ritën për të kaluar pushimet atje ishte pikërisht i dashuri i saj i ri Romain Gavras i cili është me prejardhje greke.

Ndryshe Rita së fundi në bashkëpunimi me UNICEF organizoj një ankand online për të mbledhur fonde./Indeksonline/