Rita shijon pushimet, ekspozon linjat trupore në bikini

Rita Ora është duke shijuar pushimet në Hawaii me nënë dhe motrën e saj.
Ajo ka postuar një sërë fotografish, duke iu treguar ndjekësve se sa bukur po kalon.
Fotografitë e fundit shfaqin një Ritë shumë seksi dhe në top-formë.
Këngëtarja shqiptare e famë botërore shfaqet në bikini dy-pjesësh të zezë, në një vend ku ka shkëmbinj të zinj, raporton Indeksonline.
Si duket Rita ia ka kombinuar bikinit vendit ku ka shkuar, duke veshur atlete dhe syze të zeza gjithashtu.
Ajo aktualisht është duke qëndruar në Australi, e angazhuar me programin “The Voice Australia”./Indeksonline/