75 Mall Live Search
22:49 / E Martë, 12 Shtator 2023 / MSH

Rita shkëlqen në Javën e Modës në New York, mban çantën me vlerë marramendëse

Rita Ora është kthyer nga Festivali i Filmit në Venecia ku i ka mahnitur të gjithë me paraqitjet e saj gjatë festivalit.

Ajo vazhdoi paradën e saj të modës teksa mori rrugën për në shfaqjen e Javës së Modës në New York të Michael Kors të hënën, shkruan DailyMail.

Përpos veshjes që shkëlqente, Rita kishte me vete edhe një çantë “Hermes Togo Birkin”, e cila kushton 20,000 dollarë (18,600 euro).