22:29 / E Shtunë, 20 Gusht 2022 / MSH

Rita tregon inspirimin e saj: Të ëmën dhe Vjosa Osmanin

Rita Ora nuk heziton asnjëherë të bëjë postime që fuqizojnë gruan.

Këtë gjë ndoshta e ka të trashëguar nga e ëma e saj, Vera, e cila është një avokuese e shëndetit mendor dhe fuqizimit të gruas.

Kjo e fundit ka qëndruar për vizitë në Kosovë, ku ndër të tjerash u takua edhe me Vjosa Osmanin.

Takimi zuri vend dje në presidencë, ku u diskutuan shumë tema.

Për këtë takim ka qenë krenare edhe Rita, e cila ka shpërndarë një fotografi të Verës, bashkë me Vjosën.

“Dy inspirimet e mia në një dhomë” ka qenë mbishkrimi i Ritës në foto./Indeksonline/