09:20 / E Mërkurë, 08 Korrik 2020 / indeksADMonline

Ritëm dhe ngjyra verore, Xhensila dhe Ardiani publikojnë një pjesë nga bashkëpunimi i dytë

Bashkëpunimi i tyre i parë “Çika Çika” rezultoi mjaft i suksesshëm dhe kjo bëri që ata të bashkohen për një projekt të dytë.

Xhensila Myrtezaj dhe Ardian Bujupi kanë finalizuar këngën e re pjesë të së cilës sollën në një video të shkurtër paralajmëruese.

Dyshja ka sjell pak nga kënga e re, ku shfaqet mjaft energjik teksa vallëzoni bashkë me valltaret, ndërsa projekti ishte plot ritëm.

Projekti mban titullin: “Panorama” dhe publikohet të premten në orën 14:00.

“A jeni gati? Panorama me 10.07 14:00”, kanë shkruar artistët në mbishkrimin e videos./Indeksonline/