20:38 / E Shtunë, 15 Korrik 2023 / MSH

Ritën e bezdisë “billboard” i Novak Djokovicit

Rita Ora ka lansuar albumin e saj më të ri, “YOU & I”.

Derisa ishte duke pozuar përpara “billboard-eve” të shumta në të gjitha qytetet metropolitane, ku shfaqet reklama e albumit të saj, për një moment del një reklamë e tenistit serb, Novak Djokovic.

Djokovic njihet për qendrimet e tij nacionaliste serbe, teksa disa herë ka bërë thirrje anti-Kosovë.

Mesa duket, ai i ngjallë bezdi Ritës, e cila në anën tjetër promovon me krenari origjinën e saj shqiptare.

Në njërën prej videove të postuara nga vet Rita, kur del në “billboard” Djokovic, ajo bën një fytyrë të bezdisur, teksa pret që të ndërrohet reklama që shfaq pastaj albumin e saj.

Kjo video është shpërndarë jashtëzakonisht shumë nga ndjekësit e saj shqiptarë dhe jo vetëm.