Rivaldo i befasuar me vendimin e Messit për t’u larguar nga Barcelona

Legjenda e Barcelonës, Rivaldo u ndje i befasuar me zërat që lidhin Messin nga një largim i mundshëm nga “Camp Nou”.
Ai thotë se ky vendim i Messit është i rëndë për klubin e Barcelonës, ku në këtë kohë të pandemisë është thelluar edhe kriza ekonomike, shkruan IndeksOnline
“Në një kohë kaq të komplikuar nga kriza aktuale, do të jetë një dramë për Barcelona të humbasë yllin e saj më të madh pa marrë asgjë në këmbim. Unë mendoj se kjo do të jetë mosmarrëveshja kryesore midis palëve, kështu që unë nuk mund të imagjinoj një dalje tjetër të shpejtë. Jam i sigurt që klubi dëshiron të nxjerrë diçka prej tij”, tha ai.
Kujtojmë shumë klube po e kërkojnë argjentinasin, përfshirë Man Cityn, Milanin, Interi apo edhe shumë skuadra të tjera.