75 Mall Live Search
08:22 / E Enjte, 29 Gusht 2019 / indeksADMonline

Rivaldo i sigurt: Neymar donte vetëm Barçën

Ish- ylli i Barcelonës , Rivaldo nuk e sheh asnjë mënyrë që Neymar të përfundojë me Real Madrid , dhe ka besim se shoku i tij brazilian do të zbarkojë te Barca këtë verë.

Ylli i PSG ka qenë i lidhur me të dy gjigantët spanjollë, por duket se do të shkojë përsëri në klubin katalanas, dhe Rivaldo e ka mbështetur klubin për të rikthyer njeriun e tyre.

“Unë nuk mund ta shoh Neymar duke nënshkruar për Real Madrid sepse lojtari dëshiron të kthehet te Barcelona dhe klubi duket i përqendruar në bërjen e këtij realiteti para afatit të transferimit,” i tha Rivaldo .

Barcelona dhe Neymar kanë vetëm edhe katër ditë kohë për ta përfunduar marrëveshjen pasi që merkato përfundon me 2 shtator. /IndeksOnline/