75 Mall Live Search
15:12 / E Shtunë, 26 Prill 2025 / L A

Rivaldo: Për ta shpëtuar sezonin, Real Madrid duhet ta fitojë Copa del Rey

Ikona e klubit të Barcelonës, Rivaldo ka deklaruar se Real Madridid duhet të bëj gjithçka që ta fitojë Copa Del Rey që ta shpëtojë sezonin.

Ndërkaq, tha se nuk ka ndonjë favorit të qartë sa herë që kundërshtarë janë Real Madridi e Barcelona.

“Real Madridi do të bëjë gjithçka që është e mundur për të shpëtuar sezonin e tyre duke qenë kampion i Kupës së Mbretit kundër rivalit të tyre të madh”, tha ai në një intervistë për Mundo Deportivo.

“Ne e dimë se, në futboll, kur bëhet fjalë për një finale midis Barcelonës dhe Real Madridit, nuk mund të ketë një favorit të qartë. Ne shohim që Barça po ecën shumë mirë në La Liga dhe në Ligën e Kampionëve UEFA, por ky është një kompeticion tjetër dhe është një finale me një këmbë”, vijoi tutje ai.

Rivaldo fitoi një kupë të Copa del Rey në kohën e tij në Katalonjë përmes finales 1997/98 kundër Mallorcas.