21:23 / E Enjte, 20 Qershor 2019 / indeksADMonline

Rivalët bëhen bashkë, Neymar në Real Madrid?

Pikërisht në momentin kur në Francë bën bujë lajmi mbi vullnetin e shprehur nga vetë presidenti Al Khelaifi për të shitur Neymar nga PSG, është sulmuesi francez i Real Madrid ai që jep sinjalin e fortë mbi rikthimin e brazilianit në La Liga të Spanjës.

Bomberi i Real Madrid në sezonin e fundit, njëherësh sulmuesi i përjashtuar nga kombëtarja e Francës, Karim Benzema, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në “Instagram” ka shtuar aludimet e spekulimet mbi transferimin e Neymar te “Los Blancos”.

View this post on Instagram

Nueve / Neyney #Cracks

A post shared by Karim Benzema (@karimbenzema) on

Ka mjaftuar një foto e francezit të Real Madrid me yllin brazilian të PSG të përqafuar, për të ngjallur sërish ëndrrat e tifozëve madrilenë, për një tjetër përforcim madhor në këtë merkato vere, pas blerjes së Eden Hazard nga Chelsea.