08:00 / E Mërkurë, 06 Mars 2024 / G T

Rivalët e përbetuar takohen sot në basketboll dhe futboll

Sot do të zhvillohen dy ndeshje interesante në kryeqytet, si në futboll ashtu edhe në basketboll.

Skuadra e Prishtinës në dy sportet e lartëpërmendura pret rivalin e përbetuar, Trepçën ’89 dhe KB Trepçën.

Nga ora 13:00, skuadra e Prishtinës do të luaj ndeshjen çerekfinale të Kupës së Kosovës ndaj ekipit që bën gara në Ligën e Parë të futbollit kosovar, shkruan Indeksonline

Në anën tjetër, nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, KB Prishtina pret KB Trepçën për ndeshjen e Superligës së Kosovës në basketboll.

Një tjetër çerekfinale zhvillohet në Kupën e Kosovës në futboll. Është ajo mes Dukagjinit dhe Dritës. Edhe kjo ndeshje nis nga ora 13:00 dhe zhvillohet në Klinë./Indeksonline/