Rivalët e vjetër takohen në raundin tjetër të FA Cup – Arsenal pret Manchester United!
Është hedhur shorti për raundin e 1/16 të finales të kompeticionit ‘FA Cup’.
Në raundin tjetër ndeshja më interesante do të jetë ajo mes Arsenal dhe Manchester United, shkruan Indeksonline.

Shorti i hedhur do të sjellë derbin londinez mes Crystal Palace dhe Tottenham. Ndërsa ekipi i Chelseas pritet të ketë punë të lehtë pasi që pret fituesin e duelit Sheffield Ëed ose Luton.
Kurse Manchester City do të ketë punë me Burnley.
Të gjitha ndeshjet do të luhen në fund të këtij muaji, saktësisht do të fillojnë me 25 janar dhe mbarojnë me 28 janar. /Indeksonline/
Më poshtë gjeni shortin e plotë të ‘FA Cup’:

