Rivalët nga Prishtina kalojnë në finale të Kupës së Kosovës

Skuadra e Futsallit, Prishtina është kualifikuar në finale të Kupës së Kosovës.
Kryeqytetasit barazuan 1-1 në Gjakovë kundër Liburnit dhe siguruan finalen falë ndeshjes së parë që e fituan 3-2.
Në finale do të ketë derbin e kryeqytetit në mes të Prishtinës dhe Prishtinës 01 që ka eliminuar Llapin.
Finalja e Kupës së Kosovës do të luhet ditën e Pavarësisë, me 17 shkurt. /IndeksOnline/