Rivali i Al Nassr e kërkoi Ronaldon, ia dha mundësinë portugezit për të luajtur në Kupën e Botës për Klube

Al-Hilal, rivali historik i Al Nassr ka bërë ofertë për Cristiano Ronaldon gjatë këtyre ditëve.
Megjithatë një ofertë e tillë është refuzuar nga ylli i Kombëtares së Portugalisë, kështu raportojnë mediat e huaja, përcjell Indeksonline
Al-Hilal ia dha mundësinë Ronaldos që të luante në Kupën e Botës për Klube që mbahet për herë të parë këtë vit, me një format të ri dhe tejet interesant.
Një mundësi e artë kjo që Ronaldo të luante me klubet e mëdha europiane, përfshi këtu edhe ish-skuadrën e tij, Real Madridin.

Por, Ronaldo e ka refuzuar këtë ofertë, duke qëndruar besnik ndaj ekipit të tij aktual Al Nassr.
Së fundmi, Al Nassr dhe Ronaldo u eliminuan nga Liga e Kampionëve e Azisë./Indeksonline/