Rivali i Liverpoolit nxiton që ta transferojë Nabil Fekirin nga Lyoni
Siç raporton France Football, Chelsea është duke nxituar që ta arrijë marrëveshje me sulmuesin e Lyonit, Nebil Fekir, shkruan IndeksOnline.
25-vjeçarin, i cili mund të luajë kudo në fazën ofanzive, luan në Lyon që prej vitit 2011 ku u transferua nga Saint-Priest.
Fekir ka bërë 18 paraqitje për Kombëtaren franceze dhe konsiderohet talent i padiskutueshëm në Ligue 1, madje ai u konfirmua edhe si kapiten i Lyonit pas largimit të Maxime Gonsalons verën e kaluar.
Dhe përgjegjësia e shtuar mbi supet e tij nuk ka ndikuar aspak në paraqitjet e tij, teksa Fekir shënoi 24 gola dhe dhuroi 9 asistime në të gjitha garat sezonin e kaluar.
Dhe jo befasisht, Fekir ka qenë i lidhur me klubet më të mëdha evropiane si Barcelona, Liverpooli, Manchester Unitedi dhe Arsenali.
Fekir, madje ishte pranë transferimit te Liverpooli, teksa dy klubet kishin arritur marrëveshje, megjithatë një lëndim i tij në të kaluarën i krijoi atij probleme dhe kështu Liverpooli u tërhoqë.
Pas dështimit të Liverpoolit për ta kompletuar transferimin e Fekir, Chelsea tani është duke insistuar për transferimin e yllit francez.
France Football shkruan se Maurizio Sarri kërkon me ngulm ta transferojë jnjë lojtar në skuadrën e tij që mund ta lidhë mesfushën me sulmin, dhe Fekir konsiderohet lojtar ideal për ta bërë këtë.
Si rezultat i këtij, ”Të Kaltërit” priten t’i fillojnë bisedimet me Lyonit me shpresën se mund të arrijnë marrëveshje para të enjtes, kur edhe mbyllet afati kalimtar veror në Angli./IndeksOnline/