15:01 / E Shtunë, 09 Prill 2022 / MSH

Rivali londinez i Chelseat në bisedime me Realin për Hazard

Si duket aventurës së belgut Eden Hazard te Real Madridi është duke i ardhur fundi, ndërsa veçse kanë filluar të përhapen spekulime mbi të ardhmen e tij.

Siç raportohet nga “Foot Mercato”, skuadra londineze Arsenal ka mbajtur bisedime me krerët e Real Madridit për të shikuar rreth mundësisë së transferimit të Eden Hazard.

Hazard pritet që të largohet këtë verë nga “Santiago Bernabeu”, dhe tani spekulohet se “Topçinjtë” po shpresojnë që ta transferojnë atë në huazim për një sezon.

Në të kaluare, para transferimit te Real Madridi, Eden Hazard ishte pjesë e Chelseat, ku tani nëse Arsenali arrin ta rikthejë atë në Londër, por kësaj radhe në stadiumin “Emirates” kjo do t’i linte tifozët e Chelseat tejet të pakënaqur.

Ndërkaq, këtë sezon, Eden Hazard ka arritur të bëjë 22 paraqitje në të gjitha garat për gjigantin spanjoll, duke regjistruar vetëm një gol dhe dy asistime mbi emrin e tij.