75 Mall Live Search
12:04 / E Shtunë, 26 Tetor 2024 / FR

Rivali politik e dënon sulmin ndaj Gazit

Ish-kryetari i komunës së Pejës, Ali Berisha, ka reaguar në lidhje me sulmin ndaj kryetarit Gazmend Muhaxheri.

Berisha, në një postim në facebook ka dënuar këtë akt ku ka kërkuar nga organet e rendit dhe drejtësisë të zbardhin urgjentisht rastin.

“Secili akt dhune është i papranueshëm dhe duhet të marrë epilogun meritor.

Akte të tilla shëmtojnë pasqyrën tonë, qoftë si qytet, shtet e komb.

Kërkoj nga organet e rendit dhe drejtësisë të zbardhin urgjentisht rastin e sotëm të shëmtuar në Pejë.

Kryetarit të komunës Gazmend Muhaxheri i uroj shërim të shpejtë!”, ka shkruar Berisha.