22:17 / E Enjte, 28 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Rivarroset foshnja e masakruar nga forcat serbe [Video]

Është rivarrosur në Izbicë foshnja 6 muajshe e cila u masakrua nga forcat serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë. Edhe në këtë ditë dhimbjeje u kërkua nga Qeveria që të punojë më shumë për zbardhjen e fatit të të zhdukurve të tjerë.

Në këtë arkivol gjinden eshtrat e  foshnjës 6 muajshe e cila u masakrua nga forcat serbe gjatë luftës së fundit  në Kosovë

Trupi i vrarë i Dafina Qelajt së bashku me qindra banorë tjerë të fshatit Izbicë të Skenderajt, ishin dërguar në Serbi nga kriminelët serbë për t”i zhdukur gjurmët e tyre.

Por, pas shumë vitesh pritjeje, eshtrat e saj iu kthyen familjes ku me dhimbje u rivarros në Kompleksin Memorial të varrezave të fshatit.

Përfaqësuesi i familjes së personave të pagjetur, Bajram Çerkini si dhe kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, kërkuan nga Qeveria të punojë më shumë për zbardhjen e fatit të të zhdukurve të tjerë.

Ndërsa, njëri nag këshilltarët e Kryeministrit Haradinaj, Jahja Lluka, tha se ekzekutivi po punon në këtë drejtim.

Në Kosovë numri i të pagjeturve që nga paslufta është 1658 persona/rtk/