Rivarrosja e katër heronjve e përmbledhur në fotografi
Katër heronjtë, Afrim Zhitia, Agron Rrahmani, Fahri Fazliu dhe Bahri Fazliu janë rivarrosur në varrezat e dëshmorëve në Velani të Prishtinës, pranë varrit të veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi.
Indeksonline ishte në ceremonin e rivarrimit që u bë me nderime të larta shtetërore, nën përkujdesjen e Qeverisë së Kosovës.
Në këtë ceremoni ishte kryetari i PDK-së Kadri Veseli, kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, dhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, dhe familjarë të heronjve.
Katër heronjtë u rivarrosen në Varrezat e Dëshmoreve të Kombit në lagjen “Velania” në Prishtinë, nën përkujdesjen e Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës kohë më parë ka miratuar vendimin për rivarrimin e dëshmorëve të kombit dhe propozim-vendimi për rivarrimin e katër heronjve, në varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Velani, para festës së 28 nëntorit të këtij viti.
Më poshtë keni një përmbledhje të kësaj ngjarje përmes fotografive./Indeksonline/


















































