16:24 / E Enjte, 29 Nëntor 2018 / indeksADMonline

River – Boca, finalja e shumëpritur mund të zhvillohet në këtë stadium evropian

Finalja e Copa Libertadores mes Boca Juniors dhe River Plate ka marrë një kthesë të papritur, teksa po përflitet se ndeshja mund të zhvillohet në ”Santiago Bernabeu”.

Derisa siguria në ”El Monumental” nuk është e garantuar, atëherë së shpejti pritet të merret një vendim në lidhje me stadiumin, se ku mund të zhvillohet finalja.

Jugones de La Sexta raporton se Real Madridi e ka dhënë ”OK-in” që ndeshja të zhvillohet në Bernabeu, derisa fjalën e fundit do ta kenë FIFA, Conmebol dhe Federata spanjolle, transmeton IndeksOnline.

Këtë të enjte, në Asuncion, do të sqarohet gjithçka në lidhje me zhvillimin e ndeshjes në fjalë.

Conmebol preferon Bernabeun para Dohas për këtë finale, ani pse ekonomikisht Katari i konvenon Federatës në fjalë për shkak të disa bonuseve që i janë ofruar.

Arsyeja e gjithë kësaj është Qatar Airways është sponzori kryesor i Conmebol dhe Boca Juniors./IndeksOnline/