15:44 / E Diele, 17 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Rivotimi në Istog – Deri në orën 15, votuan mbi 14 mijë qytetarë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur konferencën e tretë lidhur me rivotimin e raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunës së Istogut.

Në këtë konferencë, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka bëri të ditur se deri në orën 15:00 kanë votuar 14 mijë e 160 votues apo 28.81%. Më 19 nëntor, deri në të njëjtën kohë kishin votuar 11 mijë  e 827 votues apo 24.80%.

Konferenca e radhës do të mbahet në orën 19:30 dhe ka të bëjë me mbylljen e vendvotimeve dhe pjesëmarrjen në këto zgjedhje. /Indeksonline/