75 Mall Live Search
12:42 / E Martë, 16 Mars 2021 / B O

Riz Ahmed shkruan historinë, bëhet myslimani i parë që nominohet për “Oscar” në kategorinë “Aktori më i mirë”

Aktori britanik, Riz Ahmed, shkroi historinë ditën e djeshme, duke u bërë myslimani i parë që nominohet për çmim “Oscar” në kategorinë e “Aktorit më të mirë protagonist”, për rolin e tij në filmin “Sound of Metal”.

38-vjeçari nga Londra interpreton në këtë film një baterist të një grupi “rock” që humb dëgjimin.

Në vitin 2017, aktori amerikan Mahershala Ali u bë i pari mysliman që fiton një çmim “Oscar”, si aktori më i mirë joprotagonist, me interpretimin e tij në filmin “Moonlight”. Të njëjtin çmim e fitoi edhe në vitin 2019, me filmin “Green Book”.