75 Mall Live Search
10:06 / E Mërkurë, 12 Tetor 2022 / B O

Riza ia ka frikën Ballkanit, flet trajneri i Sivassporit

Trajneri i Sivassporit, Riza Çalimbay e ka quajtur ndeshjen ndaj Ballkanit si një nga më të vështirat në grupin G.

Trajneri turk ka thënë se synon që të kthehet së paku me 1 pikë nga stadiumi “Fadil Vokrri”.

“Ndeshja me Ballkanin është një nga më të vështirat e grupit. Skuadra është pak e lodhur, ndërsa kemi edhe dy lëndime. Asnjëri nga ekipet e grupit nuk ka avantazh. Synojmë që të largohemi nga Kosova së paku me 1 pikë, pse jo me pikët e plota” ka thënë Çalimbay./Indeksonline/