75 Mall Live Search
21:24 / E Premte, 16 Shkurt 2024 / FR

Rizvanolli e Krasniqi të kënaqur me ITUN-in e Hidrodrinit, u pritën nga kryeshefi Cena

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik Artane Rizvanolli, Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi, zv/Ministri i Ekonomisë Getoar Mjeku dhe Shefi i Njësisë Monitoruese të NP-ve Valon Prebreza, kanë qëndruar sot në Pejë, me çrast vizituan Impiantin për Trajtimin e Ujërave të Ndotura (ITUN), ku kanë takuar Kryeshefin Ekzekutiv të KRU ‘Hidrodrini’ ing. Dri Cena.

Përfaqësuesit e lartë Qeveritar kanë parë nga afër operimin e Impiantit për Trajtimin e Ujërave të Ndotura (ITUN) si tregim suksesi për këtë pjesë të Ballkanit perëndimorë ndërsaqë nga Cena, janë njoftuar edhe me ecurinë e zhvillimeve dhe dinamikave të përgjithshme të KRU ‘Hidrodrini.

‘Po kthehemi në Prishtinë me lajme të mira dhe premtuese për dinamika dhe zhvillime të përgjithshme pozitive.’-janë shprehur pas takimit me Cenën dhe përfaqësues të tjerë të lartë të ndërmarrjes.

Komunikata e plotë:

KRU ‘HIDRODRINI’ Sh.A. – Pejë

Menaxhmenti Rajonal

Ministrat Rizvanolli e Krasniqi u pritën në ITUN

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik znj. Artane Rizvanolli, Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal z. Elbert Krasniqi, zv/Ministri i Ekonomisë z. Getoar Mjeku dhe Shefi i Njësisë Monitoruese të NP-ve z. Valon Prebreza, janë pritur sot për vizitë dhe takim në Impiantin për Trajtimin e Ujërave të Ndotura (ITUN) në Pejë, nga Kryesuesi i Bordit të Drejtorëve z. Jusuf Nikçi, Kryeshefi Ekzekutiv i KRU ‘Hidrodrini’ ing. Dri Cena, Drejtorët e Bordit znj. Mevlyde Begolli – Kelmendi dhe z. Simon Balaj.

Në takim kanë marrë pjesë edhe Zyrtari kryesor Financiar z. Besnik Zeqiraj, sekretarja znj. Kreshnike Dreshaj, Auditorja e brendshme znj. Aurora Sinanaj – Dinaj.

Përfaqësuesit e lartë Qeveritar kanë parë nga afër operimin e Impiantit si tregim suksesi për këtë pjesë të Ballkanit perëndimorë ndërsaqë janë njoftuar edhe me ecurinë e zhvillimeve dhe dinamikave të përgjithshme të KRU ‘Hidrodrini.

Takimi është mbyllur me konkluzën e përbashkët, se nga takimi i fundit, i para disa muajve e deri në takimin e sotëm, ministrat respektiv, nga KRU ‘Hidrodrini’ dhe ITUN-i po kthehen në Prishtinë me lajme të mira dhe premtuese për dinamika dhe zhvillime të përgjithshme pozitive.’-thuhet në njoftimin nga Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’-Pejë.