Rizvanolli kërkon rritje të masave të sigurisë, pas vdekjes tragjike të punonjësit të KEK-ut
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka reaguar pas vdekjes tragjike të punonjësit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Migjen Sadiku, në vendin e punës.
Përmes një deklarate publike, Rizvanolli ka shprehur pikëllimin e thellë për humbjen e jetës së punonjësit të KEK-ut, duke theksuar se rasti tashmë është në hetim nga organet përgjegjësem shkruan IndeksOnline.
Ajo ka bërë të ditur se ka kërkuar nga KEK-u shtim të vëmendjes në zbatimin e rregulloreve dhe protokolleve të sigurisë në punë, si nga ndërmarrja ashtu edhe nga kontraktorët, me qëllim parandalimin e incidenteve të ngjashme në të ardhmen.
“Me pikëllim të thellë mora lajmin për humbjen e jetës së punonjësit të KEK-ut, Migjen Sadiku, në vendin e punës.
Përderisa organet përgjegjëse hetojnë rastin, nga KEK kam kërkuar vëmendje të shtuar për zbatimin e rregulloreve dhe protokoleve për siguri në punë nga ndërmarrja dhe kontraktorët për të evituar incidente të tilla në të ardhmen.
Ngushëllime familjes dhe bashkëpunëtorve të të ndjerit” shkroi Rizvanolli.

