75 Mall Live Search
21:20 / E Enjte, 09 Janar 2025 / Z S

Rizvanolli: Kosova merr vlerësim pozitiv nga MCC

Ministrja e Ekonomisë Artane Rizavanolli ka thënë se Kosova ka kaluar me sukses vlerësimin e MCC-së, për performancën e politikave në ekonomi, sundim të ligjit dhe investim në njerëz.

Ajo ka thënë se vlerësimin e ka pranuar nga drejtori i MCC për Kosovën, Rinor Gjonbalaj.

“Këtë javë pranova me kënaqësi lajmin nga Drejtori i MCC për Kosovën, Rinor Gjonbalaj, se Kosova është ndër 26 shtetet nga 76 gjithsej që kaluan këtë vlerësim të rëndësishëm. Scorecard mat performancën e politikave në ekonomi, sundim të ligjit dhe investim në njerëz, duke na mundësuar qasje të vazhdueshme në asistencën financiare të MCC”, ka shkruar ajo.

Ky raport konfirmon përparimin e Kosovës drejt zhvillimit ekonomik dhe qeverisjes së drejtë e demokratike, ka shtuar Rizvanolli./Indeksonline/