75 Mall Live Search
12:17 / E Martë, 14 Shkurt 2023 / mp

Rizvanolli: Luftimi i krimit dhe korrupsionit në veri ndikoi në uljen e shpenzimit të energjisë

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Artane Rizvanolli, ka thënë se luftua kundër krimit dhe korrupsionit në veri ka bërë që të ketë ulje të shpenzimit të energjisë elektrike.

Ajo duke folur për aksionin e fundit të Policisë së Kosovës në atë pjesë ku shkatërruan tre laboratorë të drogës ka thënë se lufta kundër krimit dhe korrupsionit shpaguhet në shpaguhet në shumë mënyra.

“Lufta ndaj krimit të organizuar shpaguhet në shumë mënyra. Për shkak të operacioneve kundër kultivimit të drogës dhe mihjes së kriptovalutave, rritja jonormale e konsumit të energjisë që është parë viteve të fundit në katër komunat në veri të Kosovës, është ndalur”, ka shkruar Rizvanolli.

Me vendim të Qeverisë së Kosovës, vitin e kaluar ishin konfiskuar aparate për prodhimin e kriptovalutave për shkak të krizë me energji elektrike. Një numër i madh i tyre ishin konfiskuar në veri të vendit në komunat e banuara me shumicë serbe.

Serbët në veri që nga paslufta nuk paguajnë faturat e energjisë elektrike.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë ditë më parë se Kosova ka humbur mbi 30 milionë euro që nga paslufta për shkak të mos pagesës së energjisë elektrike në veri.