75 Mall Live Search
16:21 / E Hënë, 17 Janar 2022 / AR

Rizvanolli mban takim koordinues me Shoqërinë Civile për Strategjinë e Energjisë

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli është takuar me përfaqësuesit e shoqërisë civile për të koordinuar objektivat dhe aktivitetet sa i përket hartimit të Strategjisë së Energjisë 2022-2031.

Gjatë takimit, Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka prezantuar vizionin i cili udhëheqë Strategjinë e Energjisë 2022-2031 por edhe rrugën e Kosovës drejt dekarbonizimit deri në vitin 2050.