Rizvanolli: Po monitorohet 24 orë vendi ku ka ndodhur sulmi

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se sulmi terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit në Varagë të Zubin-Potokut, e ka bërë të qartë se institucionet e Kosovës janë të përgatitura të përballojnë kërcënime të tilla.
Rizvanolli, gjatë konferencës për media me kryeministrin Albin Kurti, shtoi se kjo po bëhet që të sigurohet se zgjidhja teknike emergjente që është bërë është e qëndrueshme deri në gjetjen dhe zbatimin e zgjidhjes afatgjate.
“Ibër-Lepenci është duke vazhduar punën, duke punuar me ekspertë për të bërë sanimin afatgjatë të kanalit. Ndërkohë, po e monitorojmë së bashku me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe institucionet e sigurisë 24 orë në ditë lokacionin ku ka ndodhur sulmi dhe rrjedhën e ujit aty, për t’u siguruar që zgjidhja teknike emergjente që është bërë, është e qëndrueshme deri në gjetjen dhe zbatimin e zgjidhjes afatgjate”, u shpreh Rizvanolli.