75 Mall Live Search
19:44 / E Premte, 17 Dhjetor 2021 / MSH

Rizvanolli: Po vërehet efekti i thirrjeve për kursim të energjisë elektrike

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se ka filluar të vërehet kursimi i energjisë elektrike nga qytetarët.

Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka falënderuar të gjithë qytetarët për kursimin e energjisë.

“Efekti i thirrjeve për kursim e racionalizim të konsumit të energjisë elektrike veç ka filluar të vërehet. Sipas KOSTT, menjëherë të martën kulmi (peak) i konsumit (1.3 GË), që zakonisht ndodh gjatë ditës, është zhvendosur në orën 23:00”.

“Ky trend i kulmit të konsumit në ora 23:00 (gjatë tarifës së ulët) kur tarifa është 57% më e lirë, ka vazhduar edhe të mërkurën dhe të enjten! Ju faleminderit të gjithëve!”,ka shkruar Rizvanolli.