75 Mall Live Search
14:09 / E Premte, 08 Mars 2024 / S Z

Rizvanolli: Qeveria jonë ka katërfishuar përfaqësimin e grave në bordet e ndërmarrjeve publike

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, ka thënë se Qeveria Kurti, ka katërfishuar përfaqësimin e grave në Bordet e Ndërmarrjeve Publike.

Ajo ka publikuar një infografike, sipas së cilës në vitin 2017, përfaqësimi i grave në borde ka qenë 10 përqind e nga 2021 deri në 2023 ka arritur në 40-45 përqind.

“Sot dhe çdo ditë tjetër, punojmë për barazi!”, ka shkruar Rizvanolli në Facebook.